Ndërlidhjet

SHBA do të ndalojë shitjen e armëve në Gjirin Arab


Kryetari i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, Bob Corker

Kryetari i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, Bob Corker, ka thënë se do të ndalojë shitjen e armëve në Arabinë Saudite dhe vendet e tjera të Gjirit Arab derisa këto vende të zgjidhin konfliktet e tyre me Katarin.

Presidenti Trump më herët ka nënshkruar një marrëveshje për t’i shitur Arabisë Saudite, armë në vlerë 110 miliardë dollarë.

Sidoqoftë marrëveshja kompletohet vetëm pas miratimit nga kryetari i Komitetit të Senatit.

Senatori republikan, Bob Corker, që është kryetar i Komitetit të Senatit, në një letër drejtuar sekretarit të SHBA-së, Rex Tillerson, ka thënë se nuk do të miratojë planin për shitjen e armëve pasi “konfliktet e fundit” vetëm dëmtojnë përpjekjet për luftimin e Shtetit Islamik dhe Iranit.

Vendet e Gjirit Arab përfshijnë vendet si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe Bahreini të cilat kanë ndërprerë kontatet me Katarin, me akuzat se po përkrah terrorizmin.

Edhe Kuvajti dhe Omani janë pjesë e Gjirit, të cilat janë të distancuara nga ky konflikt dhe po bëjnë përpjekje për ndërmjetësim në mes të këtyre vendeve, që janë në konflikt.

XS
SM
MD
LG