Ndërlidhjet

Putin takon sot ministrin e Jashtëm gjerman


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, takon sot në Moskë ministrin e Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel.

Vizita e Gabrielit vjen në kohën kur marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit janë tejet të tendosura, për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia, mbështetjes ruse për separatistët në lindje të Ukrainës dhe çështjeve të tjera.

Të mërkurën, Gabriel i bëri thirrje Kievit dhe separatistëve të respektojnë armëpushimin, duke thënë se ai mund t'i hapë rrugë zgjidhjes politike të konfliktit.

Së paku 10,000 njerëz janë vrarë në luftimet në lindje të Ukrainës qysh në prill të vitit 2014.

Luftimet kanë vazhduar pavarësisht nënshkrimit të Marrëveshjes së Minskut për Paqe në shkurt të vitit 2015.

XS
SM
MD
LG