Ndërlidhjet

NATO diskuton për Afganistanin dhe shpenzimet në mbrojtje


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ministrat e Mbrojtjes të 29 vendeve anëtare të NATO-s takohen sot në Bruksel për të diskutuar rritjen e shpenzimeve në mbrojtje dhe dërgimin e më shumë trupave në Afganistan, për të ndihmuar qeverinë atje që të luftojë kryengritjen talibane.

Duke folur para takimit, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleatët janë pajtuar për rritjen e numrit të trupave në Afganistan, porse nuk ka diskutim për kthimin e tyre në rol luftarak.

“Mund të konfirmoj se do të rrisim praninë tonë në Afganistan”, tha Stoltenberg.

NATO ka aktualisht rreth 13,500 trupa në Afganistan – gjysma e të cilave janë nga Shtetet e Bashkuara.

Aleatët po ashtu pritet të japin shifra individuale për shpenzimet e mbrojtjes.

Të mërkurën, Stoltenberg tha se aleatët e NATO-s, me përjashtim të SHBA-së, do të rrisin shpenzimet e mbrojtjes për 4.3 përqind këtë vit, duke shënuar një rritje prej 46 miliardë dollarësh që nga viti 2014.

XS
SM
MD
LG