Ndërlidhjet

Arkëtari i Vatikanit i mohon akuzat për abuzim seksual


Vatikan - foto arkivi
Vatikan - foto arkivi

Arkëtari i Vatikanit, kardinali George Pell, mohoi çdo keqbërje, pasi u akuzua për krime seksuale në Australi.

“Jam i pafajshëm për këto akuza; ato janë të rreme. E gjithë ideja e abuzimit seksual është e neveritshme për mua”, tha Pell në një konferencë për media në Vatikan.

Ai tha se Papa i ka dhënë leje për të shkuar në Australi dhe për të luftuar akuzat.

Policia në Viktoria të Australisë tha se “Kardinali Pell përballet me akuza të shumëfishta” dhe se “ankuesit janë të shumtë”.

Policia tha se ka ngritur akuzat, pasi ka marrë këshilla nga prokurorët.

Pell, 76 vjeç, me qëndrim në Vatikan, konsiderohet zyrtari i tretë më i lartë i Selisë së Shenjtë.

Ai është po ashtu figura më e lartë katolike e Australisë.

Për dy dekada, Pell ka qenë figurë kryesore në debatin e Kishës për çështjet si homoseksualiteti dhe AIDS-i.

XS
SM
MD
LG