Kanë vdekur edhe katër persona të tjerë në Pakistan, pas incidentit të përmbysjes së një cistene me karburante në jugperëndim të qytetit Multan.
Numri i personave të vdekur nga ky incidenti ka arritur në 173.
Doktori, Abdul Basit ka thënë se katër personat që kanë vdekur kanë qenë në mesin e shumë të lënduarve që janë dërguar në spitalin kryesor të qytetit Mulan.
Ai ka thënë se doktorët janë duke trajtuar edhe 37 pacientë të tjerë.
Incidenti ndodhi pasi ngasësi i cisternës e humbi kontrollin dhe kamioni me karburante u përmbys në autostradë.
Shumë banorë të asaj zone u afruan për të mbledhur karburante nga rrjedhjet e cisternës derisa nuk filloi një zjarr masiv i cili la të vdekur shumë persona në vendin e ngjarjes.