Ndërlidhjet

Yanukovych do të gjykohet në mungesë


Paneli gjyqësor në Kiev
Paneli gjyqësor në Kiev

Një gjykatë në Kiev ka vendosur për mbajtjen e gjykimit për tradhti të ish presidentit ukrainas, Viktor Yanukovych.

Gjykimi do të mbahet pa prezencën e tij.

Kryetari i trupit gjykues, Vladyslav Devyatko, e ka bërë të ditur vendimin pasi Yanukovych, i cili gjendet në Rusi, nuk është shfaqur në dhomën e gjyqit për disa herë rradhazi.

Avokati i Yanukovychit, Vitaly Serdyuk, ka thënë se klienti i tij nuk mund të jetë pjesë e seancës për shkak të kërcënimeve me jetë.

Seanca e rradhës do të mbahet më 6 korrik.

Prokurorët kërkojnë burgim të përjetshëm për Yanukovychin, i cili është i akuzuar për tradhti, duke shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Yanukovych pati braktisur zyrën e tij në shkurt të vitit 2014, dhe iku në Rusi në valën e protestave që nxiti vendimi e tij për të shmangur bashkëpunimin me Bashkimin Evropian dhe përmirësimin e marrëdhënieve të tregtisë me Moskën.

Pasi ikjes së tij, Rusia e aneksoi gadishullin e Krimesë dhe nxiti separatizmin në lindje të Ukrainës.

Gjatë luftimeve në mes të forcave qeveritare ukrainase dhe separatistëve prorusë janë vrarë më shumë së 10.000 persona.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG