Ndërlidhjet

Dënohen pesë çeçenë për vrasje të Boris Nemtsovit


Pamje gjatë mbajtjes së gjykimit në  Moskë
Pamje gjatë mbajtjes së gjykimit në Moskë

Janë shpallur të fajshëm pesë persona të cilët kanë qenë të akuzuar për vrasjen e ish zëvendëskryeministrit dhe politikanit opozitar rus, Boris Nemtsov, në vitin 2015.

Juria e një gjykate ushtarake në Moskë e ka dhënë vendimin pas një gjykimi që ka zgjatur dy ditë.

Juria nuk ka mundur të marrë vendim unanim, mirëpo shumica kanë votuar në të mirë të dënimit.

Pjestarët e jurisë nuk kanë paraparë ulje të dënimit për fajtorët e vrasjes.

Pesë të pandehurit, Zaur Dadayev, Anzor Gubashev, Shagit Gubashev, Khamzat Bakhayev, and Tamerlain Eskerkhanov, janë nga Çeçenia dhe të gjithë janë dënuar për kryerje të vrasjes me pagesë.

Personi i gjashtë, ish pjesëtar i ushtrisë çeçene, Ruslan Mukhudinov, është dënuar në mungesë për organizimit të krimit.

Pesë të pandehurit e kanë deklaruar veten si të pafajshëm.

Gjykimi për këtë rast ka filluar në tetor të vitit 2016.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG