Albin Kurti, ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i kësaj partie politike për postin e kryeministrit, ka dalë të jetë deputeti më i votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit.
Ai pasohet nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti.
Bazuar në rezultatet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, më poshtë, mund t’i lexoni emrat e dhjetë deputetëve më të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit në Kosovë.
- ALBIN KURTI - 143,642 vota (Vetëvendosje)
- KADRI VESELI - 129,818 vota (Partia Demokratike e Kosovës)
- AVDULLAH HOTI - 115,658 vota (Lidhja Demokratike e Kosovës)
- RAMUSH HARADINAJ - 101,994 vota (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës)
- SHPEND AHMETI - 76,020 vota (Vetëvendosje)
- VJOSA OSMANI SADRIU - 64,131 vota (Lidhja Demokratike e Kosovës)
- DARDAN MOLLIQAJ - 49,033 vota (Vetëvendosje)
- VISAR YMERI - 40,981vota (Vetëvendosje)
- DARDAN SEJDIU - 39,221 vota (Vetëvendosje)
- BEHGJET PACOLLI - 35,775 vota (Aleanca Kosova e Re)