Ndërlidhjet

Townsend: Luftimet në Irak janë “larg përfundimit”


Irak, Sekretari Mbrojtjes i SHBA-së, Jim Mattis (majtas) dhe gjenerali Stephen Townsend (djathtas)
Irak, Sekretari Mbrojtjes i SHBA-së, Jim Mattis (majtas) dhe gjenerali Stephen Townsend (djathtas)

Gjenerali amerikan, Stephen Townsend, ka thënë se luftimet në Irak janë “larg përfundimit”, pavarësisht pushtimit të Mosulit, të cilin e kishte në kontroll grupi militant Shteti Islamik.

Ai ka thënë se nuk kanë planifikuar uljen e numrit të trupave amerikanë pas marrjes në kontroll të qytetit.

Kryeministri irakian, Haider al-Abadi, e ka shpallur fitoren në Mosul më 10 korrik, duke shënuar humbjen më të madhe të grupit ekstremist sunit, Shteti Islamik.

Forcat e sigurisë irakiane ende janë duke larguar militantë të Shtetit Islamik nga qytetet si Tal Afar dhe Hawija.

“Luftimet janë larg përfundimit. Unë nuk pres ndonjë ndryshim të dukshëm të uljes së numrit të trupave në të ardhmen e afërt, sepse ka ende shumë punë për tu bërë nga forcat irakiane dhe ato të koalicionit”, ka thënë gjenerali Stephen Townsend, udhëheqës i koalicionit të forcave të armatosura që mbështeten nga SHBA-ja.

Townsend ka thënë se pret që prezenca e koalicionit të vazhdojë në Irak edhe pas mposhtjes së Shtetit Islamik.

Qeveria irakiane, SHBA-ja dhe qeveri të tjera që mbështesin koalicionin, janë të interesuara të kenë trupa atje, ka shtuar ai.

XS
SM
MD
LG