Ndërlidhjet

Monument për viktimat nga rrëzimi i aeroplanit MH17


Pamje të aeroplanit të rrëzuar në rajonin e Donetskut, Ukrainë
Pamje të aeroplanit të rrëzuar në rajonin e Donetskut, Ukrainë

Mbreti Willem-Alexander dhe mbretëresha Máxima nga Holanda, kanë njoftuar se do t’i bashkohen kryeministritRutte më 17 korrik, në zbulimin e një monumenti kombëtar për viktimat nga rrëzimi i aeroplanit M17.

Aeroplani u rrëzua në Ukrainë në korrik të 2014-tës.

Në këtë incident vdiqën 298 personat që ishin në bord.

Shumica e viktimave, 193, ishin nga Holanda.

Monumenti përbëhet nga 298 drunj të mbjellur dhe një pllake përkujtimore.

Motivi i këtij monumenti do të jetë “ për të jetuar”.

Në zbulimin e monumentit priten të marrin pjesë 2000 persona, duke përfshirë edhe përfaqësues nga vende të tjera, të cilat janë të përfshira në këtë fatkeqësi.

XS
SM
MD
LG