Ndërlidhjet

Trump u bashkohet francezëve për shënimin e ditës Bastille


Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe presidenti i SHBA-së Donald Trump, së bashku para nisjes së samitit G20 në Hamburg, javën e kaluar.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump, do të nisen sot për një vizitë dy ditore në Francë.

Ata do të jenë pjesë e festimeve, për Ditën Bastille në Paris, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Gjithashtu është bërë e ditur se Trump do të zhvillojë takime edhe me presidentin francez, Emmnauel Macron, duke u fokusuar në konfliktin në Siri dhe përpjekjet globale kundër terrorizmit.

Macron e ka ftuar presidentin Trump për shënimin e Ditës Bastille, gjatë një bisede telefonike, muajin e kaluar.

Përveç festimit të kësaj dite, këtë vit do të përkujtohet edhe 100 vjetori i përfshirjes së SHBA-së në Luftën e parë Botërore.

Dita Bastille përkujton marrjen me forcë të kalasë Bastille më 14 korrik 1789 nga një turmë. Kjo ngjarje konsiderohet si pike kthese dhe si simbol i rëndësishëm për francezët.

Kjo ditë shënohet si Dita Kombëtare e Francës dhe festohet cdo vit.

Bazuar në një studim të fundit nga Qendra për Kërkime Pew, vetëm 14 për qind e qytetarëve francezë besojnë në aftësinë e Trumpit “për të bërë gjënë e duhur në çështjet ndërkombëtare”.

Udhëtimi i presidentit Trump në Francë vjen në më pak se një javë pas pjesëmarrjes në samitin G20 në Hamburg të Gjermanisë.

XS
SM
MD
LG