Ndërlidhjet

Përkeqësohet gjendja e laureatit kinez të Nobelit


Liu Xiaobo, në vitin 2012

Gjendja e Lauretatit kinez të Çmimit Nobel për Letërsi, Liu Xiaobo, është përkeqësuar, ka njoftuar spitali në të cilin ai po trajtohet aktualisht.

Spitali i cili gjendet ne verilindje të qytetit Sheniang, ka thënë se disidenti 61 vjeçar, është trajtuar për funksionim të dobët të mëlçisë.

Liu është transferuar nga burgu në spital për trajtim të kancerit të mëlçisë.

Grupi i të drejtave të njeriut dhe qeveri jashtë Kinës i kanë bërë thirrje Beijingut që të lejojë trajtim jashtë vendit për Liun.

Mjekët nga Gjermania dhe SHBA-ja, të cilët e kanë vizituar atë më 7 korrik, kanë thënë se ai duhet të mjekohet menjëherë jashtë vendit.

Liu është dënuar me 11 vjet burgim në vitin 2009 për, siç është thënë, angazhim në aktivitete për të përmbysur qeverinë.

Në vitin 2010, atij i është ndarë Çmimi Nobel për Paqe.

XS
SM
MD
LG