Ndërlidhjet

Moldavi: OJQ-të refuzojnë propozimin për ndalimin e financimit nga fonde jashtë vendit


Ilustrim

Rreth 20 organizata joqeveritare në Moldavi kanë nxjerrur një deklaratë publike me anë të së cilës i bëjnë thirrje qeverisë të mos e miratojë propozimin që ndalon organizatat joqeveritare që kanë “aktivitet politik” të financohen nga fonde jashtë vendit.

Moldavia është një nga shtetet më të varfëra në Evropë dhe besohet se të paktën 90 për qind e organizatave joqeveritare në këtë vend, financohen nga fonde jashtë vendit.

Avokati, Ilie Chirtoaca, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se asnjë shtet evropian perëndimor nuk ka ligje të ngjashme, dhe se ky propozim shkel Marrëveshjen e Asocimit të Moldavisë me Bashkimin Evropian.

Edhpse parlamenti dhe qeveria moldave kontrollohen nga fraksione pro evropiane, kohën e fundit qeveria ka bërë një numër të propozimeve kontraverse, duke përfshirë edhe ligjin për reformimin e sistemit elektoral, i cili është kritikuar nga Komisioni i Venedikut, OSCE-ja dhe Bashkimi Evropian.

XS
SM
MD
LG