Ndërlidhjet

Maqedoni: Janë arrestuar 13 vetë të dyshuar për trafikim të migrantëve


Pamje e një qendre tranzitore të migrantëve në Maqedoni
Pamje e një qendre tranzitore të migrantëve në Maqedoni

Policia e Maqedonisë thotë se i ka arrestuar 13 vetë, përfshirë një të mitur, të dyshuar për transport ilegal të migrantëve nga Greqia dhe Serbia fqinje, për në vendet perëndimore.

Zyrtari i lartë i policisë, Llazo Velkovski, tha mbrëmë se autoritetet e rendit i kanë bastisur disa shtëpi në Shkup dhe qytete të tjera, në kuadër të një operacioni për ta shkatërruar një unazë ndërkombëtare të trafikimit, raporton agjencia AP.

Autoritetet thonë se shumica e migrantëve të përfshirë në këtë trafikim, ishin nga Pakistani dhe Afganistani.

Fletarreste janë shpallur edhe për 10 persona të tjerë të dyshuar.

Gjatë bastisjeve janë konfiskuar 6 automjete, më se 27 mijë euro para të gatshme, një revole dhe disa telefona mobilë.

Maqedonia dhe disa vende të tjera ballkanike, vitin e kaluar i kanë mbyllur kufijtë e tyre për shkak të hyrjes masive të migrantëve.

XS
SM
MD
LG