Ndërlidhjet

Poroshenko propozoi një hetues ndërkombëtar për vrasjen e gazetarit


Presidenti Poroshenko gjatë takimit me familjen e gazetarit të vrarë Pavel Sheremet
Presidenti Poroshenko gjatë takimit me familjen e gazetarit të vrarë Pavel Sheremet

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka propozuar përfshirjen e një hetuesi të njohur ndërkombëtar në ekipin ukrainas, që zhvillon hetime për vrasjen e gazetarit, Pavel Sheremet, me shpresë se do të arrihej progres në këtë hetim, i cili për një vit nuk ka prodhuar diçka të re.

Në takimin e mbrëmshëm në Kiev me anëtarët e familjes së gazetarit të ndjerë dhe me përfaqësuesit e Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, presidenti Poroshenko tha se ai do ta pranonte me gëzim një “hetues të besueshëm, profesional nga FBI ose Scotland Yard” për ta mbikëqyrë këtë rast të profilit të lartë, “nëse pajtohet familja”.

Familja Sheremet e ka pranuar propozimin e presidentit.

I ndjeri, Pavel Sheremet, gazetar i lindur në Bjellorusi, është vrarë nga një makinë – bombë në qendër të Kievit, më 20 korik të vitit të kaluar.

Deri tash askush nuk është arrestuar e as akuzuar për këtë vrasje të këtij gazetari ukrainas.

XS
SM
MD
LG