Ndërlidhjet

Nis punimet samiti BE-Ukrainë


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko (në mes), president i Këshillit Evropian, Donald Tusk (djathtas) dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. Kiev, 13 korrik 2017.

Në Kiev nisi punimet samiti dyditor i Bashkimit Evropian dhe Ukrainës.

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, e hapi këtë ngjarje duke lavdëruar bashkëpunimin midis BE-së dhe vendit të tij.

"Më 11 qershor, saktësisht një muaj më parë, ukrainasit provuan shijen e vërtetë të lirisë evropiane - udhëtimin pa viza në BE", tha Poroshenko.

"Mbi 100,000 posedues të pasaportave biometrike të Ukrainës tashmë e kanë shfrytëzuar të drejtën e udhëtimit pa viza", tha ai.

Poroshenko po ashtu shprehu mirënjohje për mbështetjen e BE-së në konfliktin e vendit të tij me Rusinë.

Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014 dhe më pas është përfshirë në një konflikt separatist në lindje të Ukrainës.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, u bëri thirrje ukrainasve të mbeten të bashkuar dhe të shmangin konfliktet e brendshme, ndërsa presidenti i Komisionit Evropian. Jean-Claude Juncker, tha se Kievi duhet të bëjë më shumë për të luftuar korrupsionin.

XS
SM
MD
LG