Ndërlidhjet

Macron pret Trumpin në Paris


Presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë ceremonisë së pritjes në ndërtesën Invalides në Paris
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë ceremonisë së pritjes në ndërtesën Invalides në Paris

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump, kanë arritur në ndërtesën historike Invalides në Paris, në të cilën gjendet varri i Napoleon Bonapartës.

Ata janë pritur nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe gruaja e tij Brigitte.

Trump do të qëndrojë në Paris për të shënuar ditën Bastille, më 14 korrik, e cila njihet si festë kombëtare në Francë.

Po ashtu do të shënohet edhe 100 vjetori i përfshirjes së SHBA-së në Luftën e Parë Botërore.

Trump pritet që të zhvillojë takime me Macronin për të biseduar edhe për konfliktin në Siri dhe luftimin e terrorizmit global.

Të dy do të mbajnë një konferencë për media më vonë gjatë ditës.

XS
SM
MD
LG