Ndërlidhjet

Kremlini: Takimi i fshehtë Trump-Putin, ide "absurde"


Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov

Kremlini ka thënë se është “totalisht absurde” që takimi në mes të presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin, gjatë samitit G20 në Gjermani, të përshkruhet si i fshehur apo sekret.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka thënë të martën se Trump dhe Putin kanë pasur një takim të dytë gjatë darkës në samitin G20, që është mbajtur gjatë këtij muaji.

Diskutimet në mes të presidentit Trump dhe atij rus, Putin janë shqytuar nga afër për shkak të supozimeve se Moska ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

“Termi, “i fshehur” apo “takim sekret” na habit”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, për televizionin shtetëror rus.

“Ata kanë pasur një takim bilateral për të cilin janë pajtuar përmes kanaleve diplomatike, më pas ata kanë ndarë qëndrimet e tyre me njëri- tjetrin sa është mbajtur samiti. Nuk ka pasur takim të fshehtë” ka shtuar tutje Peskov.

Trump ka thënë në një intervistë për New York Times se biseda e tij me Putinin ka zgjatur rreth 15 minuta dhe nuk është diskutuar diçka e rëndësishme.

XS
SM
MD
LG