Ndërlidhjet

Kuvajti dëbon 15 diplomatë iranianë


Pamje të një gjykate në Kuvajt

Kuvajti ka thënë se i ka bërë thirrje Iranit, që të reduktojë numrin e diplomatëve në këtë vend, si dhe të mbyllë disa prej zyrave të tij, përfshirë një mision kulturor.

Një burim i paidentifikuar i qeverisë, i ka thënë AFP-së, se rreth 15 diplomatë iranianë janë dëbuar.

Ky veprim vjen pas një vendimi të gjykatës, vitin e kaluar, në lidhje me një rrjet terrorist, për të cilin autoritetet dyshojnë se ka pasur kontate me Iranin dhe me grupin militant shiit të Libanit, Hezbollah.

Autoritetet iraniane nuk kanë reaguar ende.

Vendimi i Kuvajtit për të dëbuar diplomatët iranianë vjen në kohën e rritjes së tensioneve në këtë rajon.

XS
SM
MD
LG