Ndërlidhjet

Serbi: Qindra vetë të arrestuar në kuadër të luftës kundër trafikantëve të drogës


Ilustrim
Ilustrim

Pjesëtarët e Ministrisë së brendshme të Serbisë i kanë arrestuar edhe 213 vetë, në vazhdimin e aksionit Ares, pastaj i kanë zbuluar dy laboratore për prodhimin e marihunaës, i kanë konfiskuar 385 kilogramë të narkotikëve të ndryshëm dhe sasi të mëdha të armatimit dhe municionit, ka njoftuar sot ministri i brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.

“Pjesëtarët e policisë e kanë vazhduar me vendosmëri aksionin në territorin e 25 qyteteve për shkatërrimin e kriminalitetit, e para se gjithash kur bëhet fjalë për luftën kundër narko-trafikimit”, tha Stefanoviq dhe ka shtuar se policia ka paraqitur fletparaqitje penale kundër 258 personave të dyshuar, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

Aksioni me emrin e koduar Ares, ka nisur në fillim të kësaj jave në disa qytete në Serbi.

XS
SM
MD
LG