Ndërlidhjet

OKB: Sanksione kundër individëve të ndërlidhur me IS-in dhe al-Kaidën


Pamje nga një seancë e mëparshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka votuar unanimisht për imponimin e sanksioneve kundër tetë individëve dhe bizneseve, të ndërlidhur me grupin ekstremist, Shteti Islamik (IS), dhe me al-Kaidën.

Këta tetë individë të përfshirë në listën e zezë të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara, janë liderët e IS-it në pjesën lindore të Azisë, grupet e ndërlidhura me IS-in në Siri, luftëtarët e jashtëm nga Kaukazi dhe bizneset këmbimore me të holla të pista.

Kjo propozimrezolutë e Shteteve të Bashkuara, e miratuar sot, po ashtu, kërkon bashkëpunim më të madh ndërkombëtar për ndaljen e fondeve të grupeve ekstremiste, parandalimi i tyre nga furnizimi me armatim dhe shtimin e bashkëpunimit për shqyrtimin e çështjeve të luftëtaarëve të IS-it dhe al-Kaidës, që kthehen në shtëpitë e tyre, raporton agjencia AP.

Zëvendësambasadorja amerikane në OKB, Michele Sison, vlerësoi se kjo rezolutë është “një hap tjetër i rëndësishëm” për tu shkaktuar disfatë dy grupeve ekstremiste dhe se “për Shtetet e Bashkuara nuk ekziston prioritet më i lartë”.

Sison tha se “do të ketë më tepër të përfshirë” në këtë listë të zezë të sanksioneve.

XS
SM
MD
LG