Ndërlidhjet

Çanta me pluhur të Hënës shitet për 1.8 milion dollarë


Ilustrim
Ilustrim

Një çantë që ka përdorur astronauti amerikan, Neil Armstrong, për të mbledhur mostrat e para nga Hëna, është shitur në një ankand në Nju Jork për 1.8 milion dollarë.

Çanta nga misioni Apollo 11, i vitit 1969, është blerë nga një ofertues anonim në shtëpinë e ankandeve Sotheby.

Në çantë vazhdon të ketë pluhur nga Hëna dhe gurë të vegjël.

Ankandi është organizuar në përvjetorin e 48-të të arritjes së parë të njeriut në Hënë.

XS
SM
MD
LG