Ndërlidhjet

Kushner përballë Komitetit të Intelegjencës


Jared Kushner

Jared Kushner, dhëndrri i presidentit të SHBA-së, Donald Trump do të takohet sot me anëtarët e Komitetit të Senatit për Inteligjencë, si pjesë e hetimeve rreth lidhjeve të mundshme mes Rusisë dhe fushatës presidenciale të Trumpit më 2016.

Takimi me dyer të mbyllura i Kushnerit me panelin e Senatit, do të përcjellet me një tjetër seancë private në Komitetin e Intelegjencës.

Sipas demokratit Adam Schiff, Kushner, 36 vjeçar do të përgjigjet për takimet e tij me ambasadorin e Rusisë në Uashington, udhëheqësin e një banke ruse dhe një avokati rus.

“Ka shumë gjëra që duam të dimë”, i ka thënë Schiff, televizionit CBS.

“Ne duam të dimë për disa takime për të cilat supozohet të kenë ndodhur”, ka thënë ai.

Anthony Scaramucci, drejtori i ri Komunikimeve në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë se ai shpreson që kjo të jetë “hera e fundit që i duhet të flasë për Rusinë”.

Hetimet e Kongresit janë duke u hetuar ndaras prej hetimeve të Robert Muellerit, i cili ishte caktuar nga Departamenti i Drejtësisë për të hetuar nëse ka pasur ndonjë koordinim në mes të kampanjës së presidentit Trump dhe agjentëve rusë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

XS
SM
MD
LG