Ndërlidhjet

Senatori McCain i kthehet punës në Senat


Senatori republikan i Shteteve të Bashkuara, John McCain.

Senatori republikan i Shteteve të Bashkuara, John McCain, i cili javën e kaluar është diagnostikuar me kancer në tru, do t'i kthehet sot punës në Senat.

Zyra e tij tha se McCain do të vazhdojë punën mbi legjislacione të rëndësishme, përfshirë reformën e kujdesit shëndetësor, Aktin për Autorizim të Mbrojtjes Kombëtare dhe sanksionet e reja ndaj Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut.

Republikanët votojnë sot për nisjen e debatit për shfuqizimin dhe zëvendësimin e sistemit shëndetësor të ish-presidentit Barack Obama - të njohur si Obamacare.

Republikanët kanë shumicën në Senat, por në partinë e tyre ka ndarje të thella për këtë çështje.

Me vetëm dy vota kundër, republikanët që kanë 52 ulëse në Senatin 100-anëtarësh, e kanë të pamundur të kalojnë ligje.

Andaj, kthimi i McCainit në punë shihet si vendimtar.

XS
SM
MD
LG