Ndërlidhjet

Protestohet kundër ndryshimeve zgjedhore në Moldavi


Pamje gjatë protestës kundër ndryshimeve të sistemit zgjedhor, Moldavi
Pamje gjatë protestës kundër ndryshimeve të sistemit zgjedhor, Moldavi

Qindra protestues kanë marshuar në Moldavi, pasi parlamenti ka miratuar disa ndryshime kontraverse për sistemin zgjedhor.

Sipas kritikëve, këto ndryshime janë në favor të dy partive më të mëdha në këtë vend.

Protestuesit duke mbajtur flamuj të Moldavisë dhe Bashkimit Evropian, kanë marshuar sot para parlamentit, në kryeqytetin Kisinau.

Në Moldavi janë mbajtur disa protesta prej kur ligjëvënësit i kanë miratuar disa ndryshime më 27 korrik, të cilat përfshijnë uljen e pragut për hyrje në parlament për aleancat politike dhe duke i’u kërkuar kandidatëve të deklarojnë pasurinë e tyre.

Kritikët thonë se këto ndryshime do të shtypin partitë e vogla dhe do të përfitojnë dy partitë më të mëdha, Partia Demokratike pro perëndimore që është në pushtet dhe partia opozitare e socialistëve pro rusë.

Sipas tyre ka pasur mungesë të debatit publik para se miratoheshin këto ndryshime.

Edhe Komisioni i Venedikut, i ka kundërshtuar këto ndryshime.

Mbështetësit kanë thënë se me ndryshimet e reja, politikanët do të bëhen më të përgjegjshëm.

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Moldavi, do të mbahen më 2018.

XS
SM
MD
LG