Ndërlidhjet

Shpërthim në Somali, gjashtë persona të vdekur


Pamje të veturave të djegura pas sulmit në Mogadishu, Somali
Pamje të veturave të djegura pas sulmit në Mogadishu, Somali

Një shpërthim me makinë bombë në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, ka lënë të vdekur gjashtë persona dhe 20 të tjerë janë lënduar, transmeton Reuters.

Sipas zyrtarëve të policisë, numri i të vdekurve mund të rritet.

Sulmi ka ndodhur në një prej rrugëve më të frekuentuara në qytet.

“Deri më tash e dimë se gjashtë civilë janë vrarë dhe 20 të tjerë janë lënduar. Shumica kanë qenë këmbësorë”, ka thënë Mohamed Hussein, zyrtar nga policia.

“Numri i të vdekurve mund të rritet. Shumica e personave kanë lëndime serioze”, ka thënë ai.

Ende nuk është bërë e ditur se kush është përgjegjës për sulmin.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG