Ndërlidhjet

Gjermani: Vdes nga plagët, i dyshuari për të shtënat në një klub nate


Pamje nga vendi ku ka ndodhur sulmi në Konstanz, Gjermani

Policia gjermane ka konfirmuar se ka vdekur sulmuesi i dyshuar, që ka shtënë me armë zjarri në një klub nate, në orët e hershme të mëngjesit në Konstanz, të Gjermanisë.

Gjatë këtij sulmi një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar gjatë të shtënave.

Përmes një deklarate, policia ka thënë se një 34 vjeçari që dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri ka qenë qytetar nga Iraku, i cili ka jetuar për një kohë të gjatë në Gjermani dhe nuk ka qenë kërkues i azilit.

Zëdhënësi i policisë gjermane në Konstanz, Fritz Bezikofer, i ka treguar përmes telefonit, televizionit gjerman N-TV, se i dyshuari ka vdekur në spital nga plagët e marra.

“I dyshuari është qëlluar nga policia pak kohë pasi ka dal nga klubi i natës. Pas lëndimeve të marra, ai ka vdekur në spital, ku ishte dërguar për trajtim. Edhe një polic është lënduar gjatë të shtënave, mirëpo gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Bezikofer.

“Personi në fjalë, ka vepruar i vetëm dhe motivet e sulmet ende nuk janë bërë të ditura. Sidoqoftë, sulmi nuk duhet të përceptohet si akt terrorist”, ka shtuar ndër të tjera ai.

XS
SM
MD
LG