Ndërlidhjet

Vendet e Gjirit Arab vendosin kushte për dialog me Katarin


Ministri i Jashtëm i Bahreinit, Khalid bin Ahmed al-Khalifa (majtas)
Ministri i Jashtëm i Bahreinit, Khalid bin Ahmed al-Khalifa (majtas)

Katër vendet e Gjirit Arab, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara, Egjipti dhe Bahreini, të cilat janë duke e bojkotuar Katarin, janë të gatshme për rregullimin e marrëdhënieve, në rast se Doha pranon kushte të caktuara, ka thënë ministri i Jashtëm i Bahreinit, Khalid bin Ahmed al-Khalifa, pasi takimit me homologët me tij.

“Katër vendet janë të gatshme të nisin dialogun me Katarin, me kusht që ky vend të shfaq vullnet të sinqertë për t’i dhënë fund terrorizmit dhe ekstremizmit, të mos ndërhyjë në punët e jashtme të vendeve të tjera, dhe të përgjigjet ndaj 13 kërkesave tona”, ka thënë sheiku Khalid bin Ahmed al-Khalifa.

Ai i ka dhënë këto deklarata gjatë një konference për media në Manama, pasi u takua me homologët e tij nga katër vendet arabe, për të diskutuar rreth marrëdhënieve me Katarin.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara, Egjipti dhe Bahreini i patën nisur Katarit një listë prej 13 kërkesash, në mënyrë që të rregullojnë marrëdhëniet mes këtyre vendeve.

XS
SM
MD
LG