Ndërlidhjet

Vritet korrespodenti i Russia Today në Siri


Ilustrim

Rrjeti ndërkombëtar televiziv i financuar nga shteti rus, Russia Today, ka thënë se një nga korrespodentët e tij është vrarë nga predhat e militantëve të Shtetit Islamik në Siri.

Sipas këtij rrjeti, Khaled Alkhateb, 25 vjeçar, është vrarë derisa ishte duke raportuar për operacionet e ushtrisë siriane kundër militantëve të Shtetit Islamik, në provincën Homs.

“Russia Today shpreh me pikëllim humbjen e korrespodentit tonë”, ka thënë ky rrjet në një deklaratë në gjuhën arabe.

Është thënë se Alkhateb ka filluar vonë punën për kanalin e gjuhës arabe të Russia Today.

Ushtria ruse është duke mbështetur forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad, në luftën gjashtëvjeçare kundër grupeve rebele dhe militantëve të Shtetit Islamik.

Moska dhe focat që mbështeten nga SHBA-ja, luftojnë në kahe të kundërta në luftën siriane, ndonëse dy palët e luftojnë Shtetin Islamik.

XS
SM
MD
LG