Ndërlidhjet

Eksplodim dhe të shtëna me armë afër Ambasadës së Irakut në Kabul


Pamje pas një eksplodimi të mëparshëm në Kabul

Nga Kabuli i Afganistanit raportohet se ka ndodhur një eksplodim afër kompleksit të Ambasadës së Irakut.

Burime të sigurisë janë cituar se kanë thënë se ky incident i sotëm ishte sulm vetëvrasës.

Një zëdhënës i paidentifikuar i policisë tha se forcat e sigurisë ishin në vendin e ngjarjet dhe se po zhvillohen përleshje me të shtëna.

Nu ka raporte të menjëhershme për viktima eventuale.

Gjatë këtij viti në kryeqytetin Kabul në Afganistan kanë ndodhur disa sulme vdekjeprurëse, për të cilat fajësohen talibanët ose grupi ekstremist, Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG