Ndërlidhjet

BE po shqyrton "të gjitha llojet e masave" për Venezuelën


Ilustrim
Ilustrim

Komisioni Evropian është duke shqyrtuar “të gjitha llojet e masave” në përgjigje të tensioneve të rritura në Venezuelë, pas arrestimit të dy kritikëve të presidentit Nicolas Maduro, ka thënë një zëdhënëse e këtij komisioni.

“Janë duke vazhduar konsultimet me përfaqësuesit e vendeve anëtare për të realizuar një përgjigje të koordinuar dhe të përshtatshme nga BE-ja. Aktualisht të gjitha llojet e masave janë duke u marrë në konsideratë”, ka shtuar tutje zëdhënësja, ka dhënë detaje shtesë.

Të hënën qeveria e Shteteve të Bashkuara i ka vënë sanksione Maduros dhe ua ka ndaluar amerikanëve bashkëpunimin me të.

Këto zhvillime kanë ndodhur disa ditë pasi votimit kundërthënës dhe të dhunshëm për një asamble kushtetuese, e cila është përcjellë me protesta të gjëra, në të cilat janë vrarë së paku 10 vetë.

Presidenti i Venezuelës, Nicholas Maduro, e ka formuar këtë asamble për rishkrimin e kushteturës për shkak të protestave antiqeveritare.

XS
SM
MD
LG