Ndërlidhjet

Përfundim i dhembshëm i atletit Bolt në Kampionatin Botëror


Usain Bolt duke e përfunduar një vrapim me triumf në Lojërat Olimpike në Pekin në vitin 2008
Usain Bolt duke e përfunduar një vrapim me triumf në Lojërat Olimpike në Pekin në vitin 2008

Atleti i Xhamajkës, Usain Bolt, duket se e ka përfunduar karrierën e tij legjendare në mënyrë zhgënjyese, pasi dje u rrëzua nga lëndimi, në garën finale të stafetës 4x100 metra, në Kampionatin Botëror në Londër.

Bolt ishte lider i seleksionit të Xhamajkës në finale në 100 metra, në përpjekje për t’i mundur atletët amerikanë dhe ata britanikë, kur e nisi vrapimin dhe pastaj u rrëzua në terren.

Ishke ky një përfundim i dhembshëm për atletin Bolt, 30 vjeçar, i cili i ka fituar 19 medalje olimpike dhe në Kampionatet botërore, gjatë karrierës së tij jashtëzakonisht të sukseshme.

Raportohet se ai kishte problem me këmbën e majtë.

Në këtë garë trimfoi stafeta e Britanisë, që doli para asaj të Shteteve të Bashkuara, dhe kjo u ndoq me entuziazëm të afro 56 mijë shikuesve vendës. Japonia doli e treta.

Kampionati në Londër filloi me befasi të pakëndshme për Boltin, pasi ai doli i treti në vrapimin individual në 100 metra, ku ai kishte dominuar për më tepër se një dekadë.

“Është e dhembshme për ta parë legjendën, një kampion të vëretë, duke u ballafaquar” me lëndim, tha Yohan Blake, anëtar i kombëtares së Xhamajkës në atletikë.

XS
SM
MD
LG