Ndërlidhjet

I dërguari amerikan në turne për takime me kolegët rusë dhe ukrainas


Kurt Volker

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ukrainën, Kurt Volker, pasnesër do të udhëtoj për në Minsk të Bjellorusisë, për takime me përfaqësuesit e qeverisë së Rusisë, për “të diskutuar për raportet ruso-ukrainase”, ka njoftuar mbrëmë Departamenti amerikan i shtetit.

Pas Minskut, Volker do të udhëtojë në Kiev të Ukrainës, ku do t’i bashkohet sekretarit amerikan të mbrojtjes, Jim Mattis, në takimet me zyrtarët e qeverisë së këtij vendi, për të diskutuar për “hapat e ardhshëm në negociatat diplomatike për ripërtritjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, thuhet në njoftimin e Departamentit amerikan të shtetit.

Kurt Volker i ka thënë rrjetit, TV Current Time, që udhëhiqet nga Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës, se administrata e presidentit, Donald Trump, po e shqyrton mundësinë e dërgimit të armatimit për t’i ndihmuar forcat e qeverisë në Kiev për mbrojtje nga separatistët e mbështetur nga Rusia, në pjesën lindore të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG