Ndërlidhjet

Rusi: Një sulmues me thikë i ka plagosur 8 vetë e pastaj u vra nga policia


Pamje e një pjese të qytetit Surgut në Siberi të Rusisë
Pamje e një pjese të qytetit Surgut në Siberi të Rusisë

Së paku tetë vetë janë plagosur nga një sulmues me thikë në qytetin Surgut në Siberi të Rusisë, para se ai të qëllohej për vdekje nga policia, kanë thënë sot hetuesit rusë.

Sulmuesi mashkull “ka kryer sulme kundër kalimtarëve të rastit, duke i plagosur tetë vetë me therrje derisa lëvizte përgjatë rrugëve qendrore të qytetit”, ka thënë Komiteti i Hetimeve i Rusisë.

Nuk është i qartë motivi i këtij sulmi. Sulmuesi është identifikuar si banor lokal i lindur në vitin 1994.

Dy prej të plagosurve janë në gjendje kritike.

Qyteti Surgut është qendër e industrisë së naftës në Siberi. I ka afro 300 mijë banorë dhe gjendet 2,100 kilometra në verilindje të Moskës.

XS
SM
MD
LG