Ndërlidhjet

Spanjë: Vazhdon kërkimi për të dyshuarin e sulmit në Barcelonë


Njerëzit kanë vendosur lule dhe qirinj në shenjë të përkujtimit për të vrarët në Barlcelonë
Njerëzit kanë vendosur lule dhe qirinj në shenjë të përkujtimit për të vrarët në Barlcelonë

Autoritetet e Spanjës sot e kanë vazhduar kërkimin për shtetasin nga Maroku, për të cilin besohet se ishte njëri nga autorët e sulmit të dyfisht terrorist në Barcelonë dhe në një pushimore bregdetare.

Nga goditja me një minibus në turmën e njerëzve në Barcelonë, janë vrarë 13 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Policia tha se po kërkohet personi 22 vjeçar, Younes Abouyaaqoub, por nuk i ka konfirmuar raportet e mediave spanjolle se ai ishte shofer i dyshuar, i cili iku nga makina dhe shpëtoi pa u zënë.

Në pushimoren Kambrilis, nga goditja me makinë, është vrarë një femër dhe 6 persona të tjerë janë plagosur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, para se policia i kishte vrarë të pesë sulmuesit, të cilin bartnin jelekë të rrejshëm eksplodues dhe ishin të pajisur me shufra hekuri dhe thika në veturë.

Tre prej sulmuesve ishin shtetas marokenë.

Në spitale ende mbeten 54 persona të plagosur në sulmet në Barcelonë dhe Kambrils.

Prej të plagosurve në Barcelonë, 12 vetë janë në gjendje kritike shëndetësore.

XS
SM
MD
LG