Ndërlidhjet

Libani dhe grupi Hezbollah e kanë filluar sulmin kundër IS-it


Pjesëtarë të grupit Hezbollah në rajonin malor Kalamoun në kufirin ndërmjet Libanit dhe Sirisë
Pjesëtarë të grupit Hezbollah në rajonin malor Kalamoun në kufirin ndërmjet Libanit dhe Sirisë

Armata e Libanit sot ka shpallur se e ka lansuar një fushatë ushtarake, që është pritur për një kohë të gjatë, kundër grupit esktremist, Shtetit Islamik (IS), në një enklavë afër kufirit verilindor të Libanit me Sirinë.

Njëherësh, grupi shiit në Liban, Hezbollah, ka shpallur se së bashku me ushtrinë siriane, e ka filluar një operacion në pjesën perëndimore të malit Kalamoun.

Ushtria libaneze tha se po e sulmonte grupin e IS-it nga brendia e territorit të saj dhe se ka koordinim me ushtrinë siriane dhe Hezbollahun në këtë operacion.

Në një konferencë për shtyp, që transmetohej në televizion, një zëdhënësi i ushtrisë së Libanit tha se operacioni do të vazhdoj derisa ushtria ta ripërtrijë kontrollin e pjesës së fundit të kufirit libanezo-sirian, që mbetet nën kontroll të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Çfarëdo operacioni i përbashkët i ushtrisë libaneze me Hezbollahun dhe me ushtrinë siriane,do të jetë i ndjeshëm politikisht në Liban, pasi Libani merr ndihmë të konsiderueshme nga ushtria e Shteteve të Bashkuara, ndërsa Uashingtoni e klasifikon Hezbollahun, e mbështetur nga Irani, si grup terrorist.

XS
SM
MD
LG