Ndërlidhjet

Bruksel: Policia e vrau një person i cili i sulmoi me thikë ushtarët


Policët gjatë një kontrolli në Bruksel

Autoritetet e Belgjikës thonë se një person është qëlluar për vdekje nga policia, pasi i kishte sulmuar dy ushtarë me thikë.

Zyra e prokurorit federal ka njoftuar mbrëmë se sulmuesi së pari ishte plaogusr dhe pasi ishte dërguar në spital, ka vdekur.

“Sipas identitetit që aktualisht e kemi, ky ishte një person 30 vjeçar, që nuk është i njohur për aktivitete terroriste”, ka thënë kjo zyrë.

Sulmi ndodhi në qendër të Brukselit.

Pos policëve të rregulltë, ushtarët po ashtu patrullojnë së bashku me ta në rrugët e Brukselit, prej marsit të vitit 2016, kur në aeroportin kryesor dhe në metron e Brukselit janë vrarë 32 vetë.

Në muajin qershor të këtij viti, ushtarët e vranë një sulmues të dyshuar me bombë në stacionin kryesor hekurudhor, ndërsa autoritetet e kishin vlerësuar këtë ngjarje si incident terrorist.

XS
SM
MD
LG