Ndërlidhjet

Indi: Lideri shpirtëror dënohet për dhunim, nga dhuna u vranë 30 vetë


Pamje e një pjesëtari të policisë së Indisë duke vënë pengesë teli

Së paku 30 vetë janë vrarë dhe më tepër se 200 të tjerë janë lënduar, gjatë një rrëmuje të sotme të mbështetësve të një lideri shpirtëror në Indi, i cili është dënuar për dhunimin e dy mbështetëseve të tij.

Më se 100 mijë përkrahës të liderit shpirtëror, Gurmeet Ram Rahim, i cili është udhëheqës i sektes së quajtur “Dera Sacha Sauda”, ishin mbledhur afër gjykatës në qytetin verior, Pançkula, dhe pasi e dëgjuan vendimin, ka shpërthyer dhuna.

Kanalet televizive kanë transmetuar pamje të dhunës me ç’rast turma i ka shkatërruar veturat, autobusat, biçikletat dhe ka shkaktuar zjarr.

Polcia tha se sot herët në ëngjes është ripërtrirë qetësia, pasi është hedhur gaz lotjsellës dhe janë përdorë toptha të goditjes dhe shkopinj, kundër masës që protestonte. Po ashtu, policia ka shtënë në ajër.

Zyrtarët thanë se më se një mijë mbështetës të këtij lideri shpirtëror janë arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme dhe shkatërrim të pasurisë publike. Në qytetin Pançkula dhe disa rajone të tjera është shpallur orë policore, ndërsa në kryeqytetin, Nju Delhi, janë ndaluar tubimet e mëdha.

XS
SM
MD
LG