Ndërlidhjet

SHBA: Helikopteri ushtarak u përplas afër bregut të Jemenit


Ilustrim
Ilustrim

Ushtria e Shteteve të Bashkuara thotë se një helikopter i saj është përplasur në bregdetin e Jemenit, gjatë një misioni stërvitor.

Komanda qendrore e Shteteve të Bashkuara në kumtesë tha se pesë anëtarë të ekuipazhit brenda helikopterit janë shpëtuar, pas rrëzimit të djeshëm, që ndodhi 30 kilometra nga bregdeti jugor i Jemenit.

Aktualisht, po kërkohet edhe një pjesëtar i ushtrisë që ishte në helikopter.

Ushtria nuk ka dhënë shkaqe eventuale që ndikuan në këtë përplasje.

Shtetet e Bashkuara ndërmarrin sulme ajrore kundër al-Kaidës në Jemen.

Forcat e operacioneve speciale të Shteteve të Bashkuara, po ashtu, kanë ndërmarrë aksione tokësore, përfshirë një në janar të këtij viti, me ç’rast ishte vrarë një pjesëtar i njësisë speciale amerikane.

XS
SM
MD
LG