Ndërlidhjet

Rusi: Tërhiqen ekipet e kërkimit për minatorët e zhdukur


Pamje gjatë punës së një pjesëtari të ekipeve të kërkimit për minatorët e zhdukur në minierën e diamanteve në Siberi

Kompania gjigante ruse për diamante, Alrosa, thotë se ekipet janë tërhequr nga kërkimi i tetë minatorëve të zhdukur në minierën e vërshuar në pjesën lindore të Siberisë.

Kompania Alrosa, që është nën kontroll të shtetit, ka njoftuar sot se nuk ka pasur shpresë për gjetjen e të zhdukurve, ndërsa kushtet për kërkim ishin vështirësuar dhe ishin bërë të rrezikshme për kërkuesit.

Alrosa tha se punëtorët ishin në thellësi prej 210 metrash kur kishte filluar vërshimi.

“Prej këtij aksidenti kanë kaluar tri javë dhe ekspertët mjekësorë besojnë se njerëzit nuk mund të mbijetojnë kaq gjatë pa ujë dhe ushqim në kushte të tilla”.

Pjesa tjetër e 151 punëtorëve, që gjendeshin në minierë në kohën e aksidentit, janë shpëtuar.

Miniera Mir e ka filluar punën në vitin 2009 dhe prodhon një milion tonelata të diamateve për çdo vit.

XS
SM
MD
LG