Ndërlidhjet

Rusi: Dhjetëra të arrestuar në tubimin për liri në Internet


Pamje e një proteste të mëparshme për liri në Internet në Moskë

Dhjetëra njerëz janë arrestuar sot në Moskë në një demonstratë të lejuar nga autoritetet për liri në Internet.

Një demonstrues është arrestuar pasi e kishte të veshur një fanelë me mbishkrimin “Putini më i keq se Hitleri”, ku i referohej presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Disa demonstrues të tjerë janë arrestuar pasi mbanin simbole në mbështetje të të drejtave të barabarta për komunitetin LGBT.

Sipas zyrtarëve në Moskë, në këtë demonstratë kanë marrë pjesë afro 1 mijë vetë, raporton agjencia TASS.

Demonstrata të ngjashme janë mbajtur edhe në disa qytete të tjera ruse, përfshirë Shën Petersburgun, Novosibirskun, Jekaterinburgun, e të tjera.

Demonstruesit kanë kërkuar ndryshime në legjislacionin me të cilin kufizohet Interneti.

Ata, po ashtu, kanë kërkuar lirimin e njerëzve të burgosur për akuza se kanë shpërndarë material “ekstremist” nëpërmjet Internetit dhe për dorëheqjet e udhëheqjes së Roskomnadzorit, që është agjenci shtetërore për monitorimin dhe rregullimin e Internetit.

XS
SM
MD
LG