Ndërlidhjet

Kremlini ka marrë email nga avokati i Trumpit për një projekt ndërtimi


Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Kremlini konfirmoi se avokati i presidentit amerikan, Donald Trump, ka dërguar një email për një projekt të pasurisë së patundshme në Moskë, gjatë fushatës për zgjedhje presidenciale në SHBA.

Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin, tha se Michael Cohen ka dërguar email në janar të vitit 2016 në adresën e zyrës për media.

Peskov tha se Cohen ka shkruar për "një kompani të caktuar ruse dhe për njerëz të caktuar", të cilët kanë dashur të ndërtojnë një rrokaqiell në Moskë dhe kanë kërkuar ndihmë për projektin.

"Pasi ne nuk reagojmë në çështje të tilla biznesore - kjo nuk është puna jonë - e kemi lënë këtë çështje pa përgjigje", tha Peskov.

Ai shtoi se Kremlini nuk ka marrë kërkesa të tjera të ngjashme për këtë çështje.

Komentet vijnë pasi Cohen ka zbuluar se kompania e Trumpit është marrë me projektin e ndërtimit të një ndërtese në Moskë derisa Trump ka bërë fushatë për nominimin nga Partia Republikane si kandidat për president.

Për më shumë, lexoni këtu.

XS
SM
MD
LG