Ndërlidhjet

Vdiq i mbijetuari i sulmit me bombë atomike në Nagasaki


Nagasaki, gusht 1945.

Një japonez që i mbijetoi bombës atomike në Nagasaki në gusht të vitit 1945, ka vdekur nga kanceri në moshën 88-vjeçare.

Sumiteru Taniguchi ka qenë duke punuar si postier mëngjesin kur Shtetet e Bashkuara kanë hedhur bombën.

Mbi 70,000 veta janë vrarë nga ky sulm.

Taniguchi është bërë aktivist i shquar kundër armëve bërthamore dhe në një kohë është parë si kandidat favorit për Çmimin Nobel për Paqe.

Ai ka qenë vetëm 16 vjeç kur ka rënë bomba atomike në Nagasaki dhe ka pësuar djegie të mëdha në shpinë dhe krahun e majtë.

Ai ka qenë duke vozitur biçikletën rreth 1.8 kilometra larg epiqendrës së shpërthimit.

XS
SM
MD
LG