Ndërlidhjet

K. Veriore u kërcënohet Shteteve të Bashkuara


Pamje nga një seancë e mëparshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Koreja Veriore thotë se Shtetet e Bashkuara do të pësojnë “dhimbjen më të madhe” që e kanë pasur ndonjëherë, nëse kanë sukses në përpjekjet për imponim të sanksioneve më të ashpra kundër Phenianit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ministria e jashtme e Koresë Veriore sot ka kumtuar se ky vend “është i gatshëm dhe ka vullnet për ta përdorë çfarëdo forme të mjetit të fundit” kundër Shteteve të Bashkuara dhe se masat do t’i shkaktojnë Amerikës “dhembjen më të madhe dhe vuajtje që asnjëherë nuk i ka përjetuar në historinë e saj”.

Kombet e Bashkuara tashmë e kanë miratuar kërkesën e Uashingtonit që sot të votohet për sanksione të reja kundër Koresë Veriore, për shkak të mosrespektimit të rezolutave të Kombeve të Bashkuara, lidhur me programet e ndaluara atomike dhe të raketave balistike.

Nuk është e qartë nëse Rusia ose Kina, që është aleati kryesor i Koresë Veriore, do t’i mbështesin masat e reja të ashpra kundër Phenianit, pasi Moska dhe Pekini kanë të drejtë të vetos në Këshillin e Sigurimit.

XS
SM
MD
LG