Ndërlidhjet

Gjuriq dhe Rakiq, nesër në Moskë


Përfaqësuesit e Listës Serbe

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe drejtori i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, do të takohen të enjten, me 14 shtator, në Moskë me delegacionin e lartë të partisë Rusia Unike, parti kjo në pushtet në Rusi. Lajmin e ka konfirmuar Lista Serbe, përmes një komunikate për medie, në të cilën thuhet se në takim do të bisedohet për zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen në Kosovë.

“Lista Serbe është falënderuese për mbështetjen që po e merr nga Rusia Unike e Putinit”, ka thënë Rakiq, në prag të takimit të nesërm.

Ai ka shtuar se kolegëve rusë do tu përcjellë falënderimet e serbëve të Kosovës, për të gjitha ato që ka bërënë arenën ndërkombëtare, Federata Ruse dhe partia e presidentit rus Vladimir Putin, për çështjen e Kosovës.

Rakiq ka theksuar se Lista Serbe pret që “gjatë kontakteve të ardhshme në Moskë, të marrë mbështetjen e pa mëdyshje të Rusisë Unike, për vazhdimin e luftës për interesat e popullit dhe shtetit serb në Kosovë, ndihmë të cilën e ka marrë edhe në prag të zgjedhjeve të kaluara parlamentare”, në Kosovë.

Lista Serbe, ditë më parë është bërë pjesë e koalicionit qeverisës në Kosovë, pasi që e ka mbështetur qeverinë e Ramush Haradinajt.

XS
SM
MD
LG