Ndërlidhjet

SHBA-ja do ta shqyrtojë Marrëveshjen e Parisit


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se nuk ka ndryshim të vendimit të SHBA-së, për t’u tërhequr nga Marrëveshja Klimatike e Parisit.

“Nuk ka pasur ndryshim të qëndrimit nga Shtetet e Bashkuara mbi Marrëveshjen e Parisit”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, me 16 shtator.

“Ashtu siç e ka bërë të qartë presidenti, Shtetet e Bashkuara po tërhiqen, derisa të mund të arrijmë ndonjë marrëveshje, që është më e favorshme për vendin tonë”, thuhet në deklaratë.

Trump ka thënë se do ta tërheqë vendimin e tij nga marrëveshja klimatike, por ai do të lë vend për bisedime, për një marrëveshje më të mirë për bizneset dhe punëtorët e SHBA-së.

Komentet vijnë pasi ministrat e mjedisit nga 30 vende, u takuan në Montreal, për të shtyrë përpara zbatimin e Marrëveshjes së Parisit.

Në samit, një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian, Migues Arias Canete, tha se Shtetet e Bashkuara “deklaruan se nuk do të rinegociojnë Marrëveshjen e Parisit, por ata do të përpiqen të rishikojnë kushtet mbi të cilat do të mund të angazhohen në këtë marrëveshje”.

XS
SM
MD
LG