Ndërlidhjet

U arrestua personi i dytë i dyshuar për sulmin me bombë në Londër


Ilustrim

Policia e Londrës, ka arrestuar një person të dytë, i dyshuar për sulmin me bombë, të premten në një metro të Londrës.

21 vjeçari, u arrestua në periferi të Hunslow-it, në perëndim të Londrës, thuhet në deklaratën e policisë Metropolitane.

Ai u arrestua nën Aktin për Terrorizëm të Britanisë, dhe është dërguar në një stacion policorë, në jug të Londrës.

Të shtunën, policia londineze, ka arrestuar edhe një tjetër 18 vjeçarë, tek po kërkonin të dyshuar për sulmin e së premtes, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

XS
SM
MD
LG