Ndërlidhjet

Grayling: Britania do t’i përmbushë obligimet financiare ndaj BE-së


Ilustrim
Ilustrim

Britania do t’i përmbushë obligimet financiare ndaj Bashkimi Evropian, ka thënë Ministri i Transportit, Chris Grayling.

Këto deklarata ministri i ka bërë në lidhje me fjalimin që do të mbajë Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, në Itali, ku do të diskutohet se di do të vazhdojnë bisedimet rreth Brexitit.

I pyetur nga gazetarët nëse Britania do t’i përmbushë obligimet financiare ndaj BE-së, Grayling, ka thënë se “Ne jemi komb që i përmbushim obligimet, e kuptojmë që Britania ka obligime”.

May, pasi kishte humbur shumicën e votave më Partinë e saj Konzervatore, po shpreson të vazhdojë me bisedimet me Bashkimin Evropian.

“Takimi nuk ka të bëjë me qëllimet specifike se ku mund të përfundojmë... May, po vendosë principe të marrëdhënieve në mes të Britanisë dhe BE-së për të ardhmen, ajo do të flasë se si do të vazhdojnë tutje negociatat” ka thënë Grayling.

XS
SM
MD
LG