Ndërlidhjet

Kabul: NATO-ja ndërton qendër rehabilituese në një spital ushtarak


Pamje nga një spital në Kabul të Afganistanit
Pamje nga një spital në Kabul të Afganistanit

Në një spital ushtarak në Kabul të Afganistanit, NATO-ja do ta ndërtoj një qendër të re rehabilituese për trajtimin e pacientëve ushtarakë dhe civilë, ka njoftuar sot aleanca veriatlantike.

Sipas njoftimit, kjo qendër është e planifikuar për trajtimin e 100 pacientëve dhe ofron shërbime të plota të fizioterapisë.

Në këtë ndërtesë do të jetë edhe një pjesë për banim të 20 femrave, që studiojnë në Akademinë e Afganistanit për Shkenca Mjekësore.

Kjo qendër në vlerë prej 54 milionë dollarësh “është edhe një shembull i investimeve dhe përkushtimeve të vendeve të NATO-s dhe partnerëve të saj, për të mundësuar që qeveria e Afganistanit të kryejë shërbime të domosdoshme”, tha Cornelius Zimmermann, përfaqësues i lartë civil i NATO-s në Afganistan.

Sipas kumtesës, Kanadaja është donatori më i madh për këtë projekt dhe ka shprehur përkushtim për të kontribuar me 27 milionë dollarë.

Ndërtimi i këtij kapaciteti mjekësor pritet të përfundoj në fund të vitit 2019.

XS
SM
MD
LG