Ndërlidhjet

K. Jugore dhe Kina kanë regjistruar dridhje në K. Veriore


Ilustrim
Ilustrim

Koreja Jugore ka thënë se sot është regjistruar një tërmet me intensitet 3 shkallë në Korenë Veriore, afër vendit ku Pheniani aktualisht e ka kryer një provë atomike.

Agjencia meteorologjike e Koresë Jugore tha se po e analizon këtë dridhje, megjithqë vlerësimet e para tregojnë se ishte tërmet natyror.

Nga ana tjetër, agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Xinhua, ka raportuar më herët se shërbimi sizmik i Kinës e kishte detektuar një tërmet me intensitet 3.4 shkallë në Korenë Veriore dhe këtë e kishte parë si eksplodim.

Nuk ka pasur reagim të menjëhershëm nga Ministria e jashtme e Kinës.

Ky tërmet i sotëm është regjistruar se ka ndodhur në hapësirën Kilju, afro 20 kilometra në juglindje të vendit, ku Pheniani e ka kryer testin e gjashtë dhe më të fuqishëm më 3 shtator, ka thënë Agjencia për mot e Koresë Veriore.

Testi verikorean i 3 shtatorit ishte regjistruar si tërmet me intensitet 6.3 shkallë. Të gjashtë provat e mëparshme atomike të Koresë Veriore janë regjistruar si tërmete me intensitet 4.3 shkallë ose më tepër.

Koreja Veriore i ka përshpejtuar synimet për zhvillimin e armatimit atomik, që mund t’i sulmojë caqet në Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në Azi.

XS
SM
MD
LG